Urim SALIHU
Në varrezat në Grushin, do mungojë përgjithmonë emri Elif .Qielli dhe Toka u bënë bashkë atë gusht të tragjedisë së madhe si kurrë më parë.
Elifi pasi të festonte ditëlindjen e parë, do niste rrugëtimin e saj fëmijërorë dhe gjëja tjetër që kishte për të bërë ishte të belbëzonte fjalën baba.Kjo për një prind është një zë i largët që vjen nga thellësitë e botës dhe dashurisë që nuk përshkruhet dot.
Kur një baba sheh si rriten fëmijët e tij, ai ndjen se ka gjërat më të çmuara .Të tjerat nuk i duhen.
Por stuhitë e gushtit ua këputën frymëmarrjet.Ikën që të dy.Të paktën babai i Elifit mes tragjedisë dhe ikjes ka një copë vend diku në varrezat e Grushinit.Në secilën festë të dashurit e tij do shkojnë t’a vizitojnë, do luten për të.Por Elifi i vogël jo vetëm që iku, por u tret përgjithmonë dhe aq më keq, nuk u gjet kurrë më .Një trup i vogël fëmije që është diku në misteret e Tokës që ka marrë me vete kaq shumë fëmijë, por të paktën diku në varreza shkruhen emrat e tyre.Elifi ka tre vjet që as eshtrat nuk i’a di kush.Ajo është diku Tokën e shkretë , por …
Do kalojnë të penduara stinët, por në rrëfimet e gjithë atyre që panë atë tragjedi të gushtit do përmendet emri i saj.
Elifi nuk u gjet kurrë!Përse kaq mizore është jeta.Përse ka gjithmonë një çast që t’i merr gjërat e shtrenjta dhe ti je i pafuqishëm për të bërë dicka ?!.Ka një çast që me gjithë forcën e mizorisë ndalë frymëmarrjet e një fëmije ikja e së cilës dhemb deri në palcë .Midis këtij trishtimi e vetmja gjë lehtësuese është t’a gjesh trupin e vogël të një engjulli.T’a gjesh dhe ta dërgosh atje në varrezat e Hasanbegut pranë babait .Ti shohësh si prehen të qetë secilën stinë.Elifi nuk u gjet kurrë.Ajo u tret bashkë me shpresat e cdogjëje .Asnjë lajm akoma, vetëm netë të mbushura me dëshpërim të thellë.Vetëm imazhe të saj të pikturuara kudo.Imazhet e një fëmije që shfaqet kudo në mëngjese ankthesh dhe në mbrëmje dëshpërimesh.Elifi u shfaq dhe iku shpejt.Ajo ndodhet në parajsë, por pyetjet që të mbysin pandërprerë janë : sikur t’a gjenim trupin e saj dhe t’a dërgonim pranë babait të saj atje ku prehet babai i saj ?.Isuf Fejzullahu , nuk dinte cilin të vajtojë më parë.Djalin që e humbi apo mbesën që e kërkonte natë e ditë parreshtur,pa gjurmë ,pa asgjë dhe më keq ,pa shpresë.
Elifi nuk u gjet kurrë
Toka u tregua e egër.Pas kaq kohësh kur Furkani prehet i qetë në varreza ,Elifi i shtrenjtë i tij është diku në misteret e tokës.Në asnjë festë të Bajramit familja nuk mund t’a vizitoj varrin e saj që nuk u gjet asnjëherë.Sa e trishtueshme o Zot.
.Vetëm gjurmët e ecjeve tona, e shpresave tona do rrijnë mbi atë bardhësi si jeta e saj e nisur dhe e mbaruar herët.Aty ishte dhe aty jo.Çdo gjë ngjan sikurse ” kurrë më, çdo gjë , do të mbetet e fshehtë. Ndoshta përgjithmonë.
Një copë e vogël e banimit të përhershëm është atje diku , në fshehtësi.Në një vend si të ishin fshehur sekretet e botës .Elifi që ka shpirtin në qiell dhe trupin e tretur në tokë, nuk do të rritet.Do mbetet një fëmijë i përjetshëm ,një kujtim i përhershëm dhe po aq i trishtë .Ajo iku në fundin e verës në një ditë plot mistere.Paradite me një diell përvëlues ndërsa pasdite qielli u bë i errët si hija e vdekjes.Pastaj një vërshim i gushtit morri gjithcka mundi në Hasanbeg duke lënë pas shkatërrim,vdekje masive,pikëllim të përhershëm .Ajo ditë e zezë e 6 gushtit morri përgjithmonë edhe Elifin dhe babain e saj.Dy dashuri që u këputën në moshën më të mirë të jetës.Por nëse babai i Elifit prehet në varr, Elifi është akoma diku në fshehtësitë e tokës që u tregua kaq e egër për t’a shfaqur në sipërfaqe.Vjeshta po jep krye ndërsa ajo po tretet diku në fshehtësi si gjethet e kësaj stine të verdhë.
Bëhu i fortë Daja Cufë …
Njeriu që pa këto tragjedi të shumta ka me vete kujtimet e trishtuara .Daja Cufë( ,është fjala për Isuf Fejzullahun ,bëhu i fortë sepse vetëm ti e di më mirë se çdokush tjetër çdo të thotë të përcjellësh brenda dy muajsh katër njerëzit t’u të shtrenjtë .Pas Furkanit dhe Elifit edhe dy vëllezërit tjerë mbyllën sytë përgjithmonë ndërsa me vete morrën dhimbjen që gërryen çdo gjë…