Tragjedia e Isuf Fejzullahut: Dhimbje për djalin dhe ankth për mbesën

232

 

 

Urim SALIHU

Ka një forcë brenda njeriut që e bën qenien më të durueshme në botë.Edhe Zoti i do më shumë ata që dijnë t’a mbajnë brenda atë dhimbje që të shterr në secilën sekondë.Cdokush nuk e ka këtë forcë t’a përballojë.Midis fëmijës që sheh vdekjen e një prindi dhe prindit që sheh vdekjen e fëmijës, kjo e dyta ka të tjera përmasa.Të dyja janë të dhimbshme, por e dyta t’i merr ngadalë ditët e mbetura që i jeton të trishtuara.Hasanbegu , ky vend i rrënuar, është plot mortje. Në horizont sheh një vend të rrënuar, sheh njerëz që vajtojnë tmerrin e asaj që panë, të tjerë që luten për ata që humbën përjetë dhe njerëz që akoma mbajnë një shpresë se do ti gjejnë të gjallë të zhdukurit.Ka mijëra rrëfime të trishta por aty është një rrëfim i Isuf Fejzullahut që është sa shkatërrues po aq edhe rrënqethës.Cilin të qajë më parë-djalin që i dha lamtumirën e fundit, apo mbesën që është akoma e zhdukur?!

Ai ka jetuar kaq gjatë, ka përcjellë edhe të tjerë .Ka parë trishtime të tjera, por ajo e shtunë e kobshme është kulmi i dhimbjes për të.Në vend që në pleqërinë e tij t’i jetojë ditët me dashurinë e pafundme duke shikuar jetërat e fëmijëve të tij dhe si rriten fëmijët e fëmijëve, ai humbi njeriun e shtrenjtë-djalin dhe për të qenë akoma më shkatërruese ai kërkon mbesën e zhdukur diku në rrënojat , e atij vërshimi që për një natë i morri gjithcka.

Isuf Fejzullahu- sa të rrallë janë këta njerëz , sa shpirtmëdhenj dhe sa të dashur për Zotin.Të tillë sepse kur dhembja i gërryen ata gjejnë forcën për t’a përballuar këtë trishtim.Këtë e kanë pak të tillë.Janë dy njerëz të shtrenjtë që e përvëluan përgjithmonë.Djali që nuk është më dhe mbesa që nuk dihet se ku është akoma..Familja e tij para pak ditësh kishte 13 anëtarë , por dy nuk janë më.Ajo natë e kobshme , ia morri Furkanin përgjithmonë.Ai ishte vetëm 29 vjec, në moshën më të mirë të jetës.

Derisa pret ngushëllime nga të gjitha anët Isufi ka edhe një tjetër dhimbje që vetëm zemra dhe shpirti i tij e di.Akoma nën rrënoja, qëndron e zhdukur diku mbesa e tij gjashtëmbëdhjetë muajshe.

Furkani u varros në fundin e verës së djegur, me trishtimin e këtij gushti fatkeq që përgjithmonë do mbetet në kujtesën e secilit që e pa këtë tmerr.Një trishtim i përjetshëm ka rënë në familjen e tij .Secila ditë e jetës së tyre nuk do të jetëm më si më parë.Janë si shikimet që i drejtojmë në humnerë dhe sytë mbesin aty përgjithmonë.

Comments