Tragjedia në familjen shqiptare, vdes në spital burri që tentoi të digjte gruan

307

Moebel THEMA

th-16

Thellohet tragjedia në familjen shqiptare që jeton në Itali. Ka humbur jetën në spital 52-vjeçari që tentoi të digjte gruan me benzinë. Ai pësoi djegie të mëdha në trup, ndërsa bashkëshortja shpëtoi duke u hedhur nga ballkoni. Ngjarja ndodhi në Gorgonzola të Milanos.

Sipas policisë italiane, rreth orën 18:40 të mesditës së djeshme, çifti ka nisur të debatojë në lidhje me ndarjen e tyre.

Burri nuk pranonte në asnjë mënyrë faktin, që bashkëshortja e tij, 41 vjece kërkonte divorcin. Pas sherrit mes tyre ai mori bidonin me benzinë dhe spërkati gjithë shtëpinë, duke tentuar të hedhë dhe mbi bashkëshorten e tij.

Ai lagu edhe rrobat e veta me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ndezi çakmakun. 41-vjecarja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët. Gruaja ndodhet në gjendje të mire shëndetësore.

Çifti ka tre fëmijë njëri 23-vjeç, tjetri 22 vjeç dhe më i vogli 14 vjeç, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin në shtëpi.

Prej gjashtë vjetësh ata jetonin në zonën e Gorgonzola dhe sipas fqinjëve, ziheshin gjithmonë me njëri tjetrin, edhe pse bashkëshortja nuk e kishte denoncuar asnjëherë në polici.

Comments