Shënohet viktima e gjashtë nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. 63 vjeçarja me djegie mbi 80% të sipërfaqes së trupit ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, konfirmojnë nga Urgjenca pranë Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në gjendje kritike mbeten 10 vjeçari me 75% djegie të trupit dhe 30 vjeçarja me 80% djegie të cilët ndodhen në repartet intensive, si dhe një 50 vjeçar i hospitalizuar në repartin e kirurgjisë plastike. Përmirësim të gjendjes shëndetësore ka pasur vetëm 28 vjeçarja shtatëzënë, të cilës i ka shpëtuar edhe foshnja. Nga shpërthimi i bombolës së palicencuar të gazit mëngjesin e së dielës, ndërruan jetë 3 fëmijë, një grua 36 vjeçare si dhe kryefamiljari, Shaip Alimi.
