Tragjedia në Vjenë, Kurti: Qeveria është në komunikim me Ambasadën për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë së mbrëmshëm në Vjenë ku kanë humbur jetën tre kosovarë.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se Qeveria e Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme.
“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar ai.

