Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë, ku tre persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti të ndodhur në vendin e tyre të punës.
Ndër viktimat është edhe Istref Zekaj. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë plotësisht të ditura.
Përveç Zekajt, jetën e kanë humbur edhe dy persona të tjerë, Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu./Indeksonline/

