Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Çair, ku një punëtor rreth 60 vjeç ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një punëtor i cili dyshohet se ka rënë nga kati i katërt i një objekti.
Dyshohet se incidenti ka ndodhur pasi ashensori (lifti) i ndërtesës ka qenë me defekt. Burime të “Fakti Ditor” bëjnë të ditur se, për shkak të këtij defekti, personi në fjalë ka mbetur i bllokuar brenda ashensorit, ndërsa në rrethana ende të paqarta ka rënë nga lartësia e katit të katërt, duke pësuar lëndime fatale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të aksidentit.
Në pritje të informacioneve zyrtare, rasti po trajtohet si aksident në vendin e punës.

