Tragjike: I shembet skena mbi kokë, humb jetën DJ i njohur (VIDEO)

251
fresco

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në “Atmosphere Festival” në Brazil. DJ Kaleb Freitas ka vdekur pasi skena iu shemb mbi kokë. Freitas ishte duke performuar kur papritur ka filluar një stuhi e cila e hodhi strukturën prej metali përtokë, duke zënë edhe DJ-in e njohur dhe 3 persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur.

Pamjet janë filmuar nga të rinjtë që ndodheshin në festival ndërsa Freitas është çuar me urgjencë në spital me plagë të rënda në kokë, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Miqtë e 30-vjeçarit kanë shkruar në rrjete sociale:

“Ti ishe një person zemërmirë dhe i qeshur. Ishe spektakolar. Paqësor! Askush nuk vdes për sa kohë jeton në zemrat tona”.

Comments