Trajanov dhe Kekenovski bashkohen për zgjedhjet e 11 dhjetorit

208

Pavle Trajanov dhe Jove Kekenovski do të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të këtij viti.

Sipas njoftimit të Lidhjes Demokratike, ”Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO – Partia e Punës), mbrëmë kanë mbajtur takim, ku është formuar Shtabi Qendror, me të cilin do të udhëheq Dragan Bukilica.”

Ky koalicion thotë se në programin zgjedhor të tyre, përparësi i jepet zhvillimit ekonomik dhe standardit të qytetarëve. Më tej, në njoftim thuhet se ky koalicion është përcaktuar për fushatë pozitive parazgjedhore dhe do të jep kontribut për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme.

Comments