.
Trajneri i Kroacisë, Ante Çaqiq, ka thënë fjalën e tij për ndërprerjen e ndeshjes me Kosovën.
Ai ka deklaruar se më e rëndësishmja në këtë ndeshje, ishte se asnjë lojtar nuk u lëndua.
Tash Çaçiq, pret që FIFA ta caktojë një datë të re për vazhdimin e ndeshjes Kroaci – Kosovë.
“Ne shkruam për t’u nxehur, ne tentuam, por ju e patë atë. Falënderoj Zotin që askush nuk u lëndua, mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Çaçiq.
“Ishte logjike që ndeshja të ndërpritet, s’ka rëndësi, do të shkojmë në Turqi të martën, FIFA do të caktojë datën e re për Kosovën”./Lajmi.net/