Fernando Hierro më nuk do të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës. FIFA njoftoi se ai është i ka dhënë fund bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Spanjës.
“Trajneri Fernando Hierro, i cili ka zëvendësuar Julen Lupetegui pak ditë para se të nisë Kupa e Botës, ka përfunduar bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Spanjës”, bën të ditur FIFA në një publikim në faqen zyrtare të Facebookut.
Largimi i Hierros ishte përmendur menjëherë pas dështimit të Spanjës për kualifikim në çerekfinale, pasi ishte mposhtur pas ekzekutimit të penalltive nga Rusia, raporton Periskopi.
Hierro ishte emëruar trajner i Spanjës për ta udhëhequr Kombëtarën vetëm dy ditë para se të niste Kupa e Botës.
Ai u emërua si tranjer, pasi Federata e Futbollit të Spanjës e kishte shkarkuar Julen Lopetegui.
Shkarkimi i Lopetegui erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegui e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t’u ulur në stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.
Presidenti i Federatës spanjolle tha se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t’i bashkohej klubit madrilen vetëm pesë minuta para se njoftimi të bëhej publik