Trajneri i Tiranës, Ze Maria: Ja arsyeja përse humbëm ndaj Partizanit!

225
fresco

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka folur pas humbjes 1-0 në derbin ndaj Partizanit.

Në një prononcim për për mikrofonin e “Supersport”, tekniku brazilian tregoi arsyen e vërtetë përse humbi skuadra e Tiranës.

midle

“Humbëm sepse, kundërshtari shënoi në të vetmin rast qe krijoi. Ne kishim një rast përpara pësimit të golit. Kështu është futbolli. Ligji i pashkruar. Po nuk shënove do të ndëshkohesh”, theksoi ai.

Pse nuk arriti të finalizonte Tirana?

Nuk luajtëm mirë. Nuk e meritonim të fitonim. Por nga mënyra si shkoi loja, nuk e meritonim ndoshta edhe që të humbisnim.

Comments