Transferimi më i madh i momentit, Adriano Galiani tek Reali i Madridit

423

Transferimi më i madh i momentit, Adriano Galiani tek Reali i Madridit

I deleguari i Milanit, Adriano Galiani do të largohet nga skuadra në fund të këtij viti, pasi drejtimin e  skuadrës do ta marrin investitorët kinez.

Por, ai nuk pritet që të qëndrojë gjatë pa punë, pasi për të menjëherë interesim ka shprehur Real Madrid, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Presidenti Florentino Perez beson se, përvoja e Gallianit do të ndihmonte trajnerin Zinedine Zidane që të dërgojë skuadrën në nivelet më të larta.

Comments