Tre deputet nga LSDM-ja nuk kanë votuar për propozimin për ligjet që i kërkoi PSP-ja



Ashtu si mund të shikohet nga lista e votimit, e publikuar në faqen e Parlamentit, për propozimin e ngritur nga Pavle Trajanov që të zgjerohet rendi i ditës me ndryshimet e ligjit për PSP, nuk kanë votuar tre deputet nga LSDM-ja.
Bëhet fjalë për deputetët Mileva Gjorgieva, Mile Andonov dhe Alen Geogriev, të cilët sipas listave nuk kanë votuar, ndërsa janë paraqitur si prezent.
Burime brenda LSDM-së thuan se tre deputetët dje kanë qenë në Parlament, por në momentin kur është votuar nuk kanë qenë prezent në sallë, dhe për këtë arsye nuk kanë votuar dhe potencuan se herën e kaluar ata kanë votuar për ligjet e PSP-së.