Tre kandidatët për kryetarë komune në Likovë bashkë e pijnë kafen e mëngjesit

319
fresco

  

Erkan Arifi nga BDI, Shaban Zendeli nga Lëvizja BESA dhe Bekim Afuzi nga Aleanca për Shqiptarët janë tre kandidatët që garojnë për komunën e Likovës në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, informon INA.

Edhe pse kundërshtarë politik ata sot bashkërisht kanë pirë kafenë e mëngjesit, duke diskutuar për zgjedhjet dhe elektoratin e kësaj komune.

Tre kandidatët me këtë gjest i kanë dhënë një frymë të re fushatës zgjedhore dhe konkurrencës në garën zgjedhore.

“Një moment i ri në skenën politike. Një kafe me oponentët!”, ka shkruar Bekim Afuzi, i cili ka nxjerrë foton e përbashkët në njërin nga lokalet e komunës së Likovës. Ky gjest është përshëndetur nga ambasadorë të huaj në vend.

Comments