Tre persona vdesin nga infarkti, nuk mundën të përballojnë dhimbjen nga përmbytjet në Shkup (VIDEO)

79

Moebel THEMA

Stuhia e fuqishme që goditi rajonin e Shkupit të shtunën në mbrëmje përveç që la pasoja të mëdha pas vetes, duke marrë jetën e 22 personave e duke plagosur mbi 140 persona tjerë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha katastrofale, ajo pas vetes la edhe tmerrin që po e përjetojnë banorët e këtyre zonave, njofton TetovaSot.

Siç raportohet nga Ndihma emergjente mjekësore deri tani kanë humbur jetën tre persona nga ataku në zemër. Pasi ata nuk mundën të përballojnë dhimbjen e madhe dhe tmerrin për humbjen e të dashurve të tyre dhe gjithçka nga jeta e tyre

Këtë informacion e ka konfirmuar për Kanal5, mjeku i ndihmës së shpejtë Vasilaki Karapashev, i cili tha se nga 6 gushti e deri më sot ndihma e shpejtë ka intevenuar në 196 raste në rajonet e përmbutura, ku në tre 15 raste prej tyre është konstatuar vdekja e tyre.

Mjeku Karapashev, tha se nga shoku i pësuar nga përmbytjet dhe shqetësimi i madh nga humbja e të afërmive të tyre, kanë vdekur tre persona, tek të cilat është konstatuar vdekja nga ataku në zemër./TetovaSot/

Comments