Tre të maskuar e rrahin dhe grabisin 66 vjecarin nga Hotla e Likovës


Në fshatin Hotël të komunës së Likovës mbrëmë rreth orës 21:00, tre persona të maskuar në shtëpinë e T.S.(66) kanë grabitur 150 euro, 14 mijë denarë dhe një revole “Zastava” të kalibrit 7.62 mm, njofton agjencia e lajmeve INA.
Hajnat, të cilët kanë sulmtuar fizikisht pronarin e shtëpisë kanë vjedhur gjithashtu dy telefona të markës Iphone dhe Samsung. E gjitha vlera e vjedhjes ka arritur shumën prej 100.000 denarëve. Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.