Stuhia Ophelia ka zbarkuar në Skoci dhe Anglinë veriore, pasi ka lënë të vdekur tre persona dhe qindra mijëra të tjerë pa rrymë elektrike në Irlandë.
Erërat e uraganit, afro 100 milje në orë kanë shkulur drunjtë, shtyllat elektrike dhe kanë bollokuar transportin, duke shkaktuar valë të mëdha.
Në Skocinë Veriore dhe republikën e Irlandës, janë mbyllur shkollat nga dëmtimet e shkaktuara nga stuhia më e rëndë në Irlandë në dekadat e fundit.
Autoritetet irlandeze kanë thënë se duhet disa ditë për të rikthyer enregjinë elektrike në 330 mijë shtëpitë tashmë pa rrymë.