Tre vite nga pranimi i Kosovës në FIFA

712

Në kongresin e 66-të të FIFA-së në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën. Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë 141 vota ‘pro’ duke u bërë kështu anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikimet për evropianin 2020, ku deri më tash nuk ka pësuar asnjë humbje.

Kosova s’di për humbje që nga nëntori i vitit 2017.

Nga atëherë, “Dardanët” për plot dy vite, në 12 ndeshje nuk njohin humbjen.

Ëndrra e gjithë shqiptarëve është që Kosova të shkojë në Euro 2020 dhe shanset janë shumë të mira. Nëse “Dardanët” nuk ia dalin përmes kualifikimeve në Grupin A, atëherë do të kenë shansin përmes Ligës së Kombeve, pasi tashmë Kosovë gjendet në gjysmëfinale – 2 ndeshje larg historisë.

Comments