Trepça ’89 – Vikungur, formacionet zyrtare

234

Trepça ’89 nuk ka bërë edhe aq ndryshime nga ndeshja e parë ku u përballë me Vikingurin.

Kampionët e Kosovës kanë bërë disa ndryshime të domosdoshme shkaku i lëndimeve dhe në mënyrën e lojës pasi duhet ta kthejnë rezultatin nga ndeshja e parë (2-1).

Në portë është Enis Manxholli, ndërsa në mbrojtje luajnë Potoku, Islami, Ilir Izamku dhe Ylber Maloku.

Mesfusha do të jetë e përbërë nga Argjend Mustafa dhe Rron Broja.

Më të avancuar janë Fiton Hajdari, Kushtrim Lushtaku dhe Florent Hasani.

Në sulm i vetëm është Blerand Kurtishaj që do ta zë vendin e John John.

Comments