Abdulla Mehmeti
Ja çfarë thotë profesori i së drejtës dhe ish diplomati, Denko Maleski, për të vërtetat ndryshe për Maqedoninë, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës (për ndryshimin e emrit të shtetit) mes Maqedonisë dhe Greqisë, të paraqitura dhe mbrojtura me argumentet e tyre nga nacionalizmat e popujve që jetojnë në rajonin gjeografik të Maqedonisë, grekët dhe sllavët (maqedonasit, bullgarët dhe serbët).
„Të dy nacionalizmat, ai maqedonas dhe ai grek, duhej patjetër ta kuptojnë se nuk ka një të vërtetë për Maqedoninë, por ka dy të vërteta – njëra maqedonase, dhe tjetra greke. Siç do të ketë edhe të vërtetë të tretë me marrëveshjen me Bullgarinë.” (Prof. dr. Denko Maleski, profesor universiteti dhe ish diplomat nga Maqedonia)
Sipas shumicës së studiuesve të huaj eminentë, dhe burimeve historike relevante, të dy këto „të vërteta“ që i përmend profesori Denko Maleski, si dhe „e vërteta“ e tretë, ajo serbe, janë përralla përballë të VËRTETËS shqiptare, sidomos përballë autoktonisë dhe vazhdimësisë pellazge-pajone-ilire-dardane-arbërore-shqiptare në rajonin e Maqedonisë, i cili sot është i ndarë në disa shtete dhe mbi të janë ngritur disa entitete, shtete dhe rajone (kreatura politike territoriale), për të cilin rajon ka nevojë të shpaloset, argumentohet dhe mbrohet sidomos E VËRTETA shqiptare, duke marrë parasysh luftërat dhe pushtimet e shumëta ndër shekuj, falsifikimet dhe përvetësimet që janë bërë deri më sot, sidomos nga paraqitja ndryshe e së vërtetës historike për Maqedoninë, nga studiuesit e këtyre vendeve edhe nga shumica e studiuesve shqiptarë, të motivuar ideologjikisht, dhe jo vetëm.
(2 shtator 2018)