Tri raste të monedhës së falsifikuar në Veternik

323
fresco
midle

Foto: Reuters / ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme, në lagjen Veternik të Prishtinës, janë konstatuar tri raste të monedhës së falsifikuar.

Rreth orës 10:25, një femër, punëtore në një bankë në Veternik, ka raportuar se nga i dyshuari mashkull ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Ndërkaq, mes orës 10:26-11:03, një femër, gjithashtu punëtore në një bankë në Veternik, ka raportuar në Polici se një person i dyshuar ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Kurse mes orës 10:26-14:20, një mashkull, punëtor në një bankë, po ashtu në Veternik, ka raportuar në Polici se e dyshuara femër, shqiptare e Kosovës, ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Comments