Të paktën 30 oficerë egjiptianë të policisë janë varë dje në shkëmbim zjarrin me një grup islamik në rajonin Bahrija në pjesën perëndimore të Egjiptit, kumtuan përfaqësuesit zyrtarë.
Paraprakisht, burimet e sigurisë kumtuan se në incident e kanë humbur jetën 16 policë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Forcat egjiptiane të sigurisë e kanë sulmuar strehimin e grupit islamik Hasm, për të cilin konsiderohet se është i lidhur me Vëllazërinë Myslimane dhe se është përgjegjëse për serinë e sulmeve ndaj komandantëve policorë dhe gjykatësve. Islamikët kanë tentuar të ikin nga policia, por një pjesë e tyre kanë dhënë rezistencë me ç’rast ka filluar shkëmbim zjarri me përforcimet policore. Grupi ka shfrytëzuar edhe bomba në përleshjet me policinë.
Qindra ushtarë dhe policë janë vrarë në përleshjet disa vjeçare me Vëllazërinë Myslimane, grup i cili erdhi në pushtet pas Pranverës Arabe në vitin 2012, por u rrëzua pas grusht shtetit në vitin 2013.