Tronditëse/ E kishin larguar nga puna si mësues, dalin detajet për të riun që u hodh nga pallati

Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja ku burime bëjnë me dije për Faxweb.al se bëhet fjalë për një djalë të moshës 30-vjeçar i cili është vetëhedhur dhe besohet se ka qenë në gjendje depresioni për shkak se e kishin larguar nga puna.

Mësohet gjithashtu se ai punonte si mësues dhe përpara disa kohësh e kanë larguar nga punë për arsye që ende nuk dihen ndërkohë ai ishte i fejuar.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur tek kompleksi I pallateve “Lin. Construction në Yzberisht rreth dy orë më parë.