Tronditet futbolli: Ronaldo dhe disa klube të mëdha nën hetime

193

cristiano-ronaldo-black-shirt

E përditshmja “L’Espresso” ka zbuluar disa pjesë të një hetimi të bërë në lidhje me anën e errët të futbollit, që do të publikohet të dielën më 4 dhjetor.

Duke filluar nga numri i ardhshëm, që do të dalë të dielën më 4 dhjetor, nesër ‘L’Espresso’ do të zbulojë në një seri artikujsh rezultatet e një hetimi të gjatë të drejtuar bashkë me gazeta të tjera të EIC.

Ronaldo: Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe. 74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.

Skandali: Të tjerë të akuzuar nga yjet e futbollit janë Radamel Falcao, Mesut Ozil, ndërsa në Itali të përfshira në skandal janë 6 skuadra të Serisë A: Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino.

Comments