Tronditet futbolli/ Tevez, Veron, Kuyt dhe shumë emra të futbollit botëror kanë përdorur doping në ‘Afrika e Jugut 2010’

305
fresco

Një grup hakerash me nofkën “Fancy Bears’ kanë publikuar sot një sërë dokumentesh të cilat tregojnë se edhe futbolli është i njollosur shumë rëndë nga dopingu, pavarësisht trumbetimit të tij si një sport i pastër. Mes dokumenteve është edhe lista e lojtarëve të ndryshëm në Botërorin 2010, të cilët kanë deklaruara gjatë analizave antidoping se kanë marrë substanca të palejuara apo u janë lejuar të përdorin të tilla me vendim të argumentuar nga mjeku.

Grupi i hakerave “Fancy Bears”, me bazë në Rusi, deklaroi se vetëm në vitin e kaluar kanë rezultuar pozitivë më shumë se 200 futbollistë, ndërsa emra të mëdhenj si Tevez, Veron, Mario Gomez, Kamoranesi apo Kajt, kishin pasur leje të përdornin substanca që nuk u lejoheshin sportistëve të tjerë në aktivitete madhore. Grupi bëri të ditur se do të vazhdonte publikimin e dokumenteve për të vërtetuar se futbolli nuk ishte i pastër sa pretendonin autoritetet.
Në dokumentet e publikuar, shfaqen listat nga laboratorë të ndryshëm të botës, të gjitha pa emrat e lojtarëve, ku shihen qartësisht se shumë futbollistë kanë rezultuar pozitive ndaj testeve anti-doping, ndaj substancave të ndryshme. (panorama sport)

Comments