Tronditet gazetari spanjoll, para stadiumit serbët vendosën një tank

478

Mbrëmë u zhvillua ndeshja midis Crvena zvezdas dhe Barcelonës, ku kjo e fundit fitoi me shifrat 2:5 në Ligën e Kampionëve.

Një gazetar spanjoll, Ivan San Antonio është tronditur kur pranë stadiumit “Rajko Mitiq” ka parë një tank ushtarak, shkruan Indeksonline

“Çfarë po bën kjo këtu”, ishte fjalimi i gazetarit spanjoll – i cili jepte detaje të ndeshjes dhe fliste për tankën e vendosur nga ushtria serbe.

Nuk dihet arsyeja pse tanku u vendos pranë stadiumit, ku po zhvillohej ndeshja midis Cërvena Zvezda-s dhe Barcelonës./Indeksonline/

Comments