Tronditet PSG-ja, Barcelona nuk e lejon Neymarin të debutojë me ekipin e ri

208

Neymar ende nuk dihet se kur do debutojë te skuada e tij e re. Barcelona vijon ende të jetë në pritje të 222 milionë eurove nga Paris Saint-Germain.

Transferimi i parave në llogarinë e Barcelonës ende nuk ka ndodhur dhe deri atëherë, Barcelona nuk do të dorëzojë dokumentet e nevojshme PSG-së.

Mësohet se vonesa për transferimin e parave në llogari të Barcelonës po bëhet si shkak i verifikimit të origjinës së parave.

Kur të kryhet transferta e parave, atëherë Neymar do mundet të luajë si lojtar i ekipit francez.

Comments