Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i ka bërë thirrje skuadrës së tij “të ndërrojë faqe” pas transferimit të Neymar te Paris SG.
Kalimi për shifrën rekord të 222 milionë eurove shkaktoi zemërim te tifozët e Barçës, por Valverde, duke folur pas barazimit në miqësoren me Gimnastic de Tarragona, i kërkoi klubit të shihte përpara.
“Secili është i lirë të zgjedhë fatin e tij”, tha trajneri blaugrana. “Ai e zgjodhi të tijin dhe ne i urojmë fat. Do të kishim dashur që ai të qëndronte këtu, por tani duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të shohim prapa, por atë çka na pret përpara, që është vërtet shumë. Disa dyer mbyllen, por të tjera hapen”.
Barcelona është në kërkim të përforcimeve në merkato dhe në lajme spekulohjet shpesh me emrat e Philippe Coutinho, Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele si pasues të mundshëm të Neymar.