Tropojë/ Arrestohen dy persona me tre kilogramë kanabis në makinë



Policia e Tropojës ka vënë në pranga dy persona, pasi u kapën me 3 kilogram kanabis sativa. Të arrestuarit janë Afrim Memia, 30 vjeç, banues në fshatin Myhejan, Tropojë dhe Fatbardh Kojeli, 36 vjeç, banues në fshatin Kojel, Tropojë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në kryqëzimin “Tropojë e Vjetër”, në automjetin tip “Nisan Patrol” me targa AA 913 MG, që drejtohej nga shtetasi Afrim Memia dhe pasagjer shtetasi Fatbardh Kojeli, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa“, raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.