Trump: Barack Obama më jep këshilla për emërimet në kabinetin qeveritar



Presidenti i zgjedhur i bëri këto komente gjatë një interviste pasi ishte zgjedhur “Person i vitit” nga Time.
Donald Trump tha se është konsultuar me Presidentin Barack Obama për zgjedhjet e mundshme të kabinetit; dhe Presidenti, thotë ai, ka miratuar të paktën një zgjedhje të tij për administratën në ardhje, raporton Independent.
Presidenti i zgjedhur nuk e kishte takuar zotin Obama para takimit të tyre me 10nëntor në Zyrën Ovale, pas fitores së papritur të zotit Trump. Por biznesmeni nga New York ka qenë haptazi kritik ndaj zotit Obama gjatë fushatës së tij.
Përveç kësaj, ai e involvoi veten në fushën politikë duke propaganduar teori të rreme dhe raciste të “lindjes”, duke sugjeruar se presidenti i parë me ngjyrë i vendit nuk ishte një qytetar amerikan në vitin 2011.
Duke folur në emisionin e NBC Today, i cili njoftoi se ai ishte”Person i Vitit” sipas Times, z. Trump kishte ndryshuar tonin e tij për Presidentin në detyrë, duke thënë se ata kanë pasur një “dialog të mirë” dhe se ata kanë “kimi të mirë”. Ai tha gjithashtu se ka kërkuar mendimin e tij, ndërsa po udhëheq kalimin në presidencë – duke përfshirë se cilin ai e zgjedh për kabinetin e tij.
“E pyeta atë (Obamën) se çfarë mendonte për këtë apo atë person”, tha Trump. “I kam kërkuar atij atë që ai mendon se janë problemet më të mëdha të vendit, cilat janë disa nga pasuritë më të mëdha që ecin përpara. Ne kemi një dialog shumë të mire”.
“Unë i marrë rekomandimet e tij shumë seriozisht, dhe ka disa njerëz që unë do t’i emëroj, dhe në një rast, kam caktuar një që ai mendonte shumë mirë për atë person”, tha Trump./Express/