Trump: ISIS fajtor për sulmin në Berlin



12:08, 20 Dhjetor 2016
Presidenti Donald Trump, e ka dënuar sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke e fajësuar të ashtuquajturin Shtet Islamik, për përgjegjësinë e vdekjes së 12 njerëzve.
Berlini të hënën, ka përjetuar një sulm terrorist pasi sulmuesi me një kamion ka shtypur mbi turmën duke lënë 12 të vdekur dhe 50 të tjerë me lëndime të rënda.
Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo policia ka deklaruar se ka arrestuar një person lidhur me këtë sulm.
“Zemrat dhe lutjet tona janë me më të dashurit e viktimave të terrorit të tmerrshëm që goditi Berlinin. Civilët e pafajshëm janë vrarë në rrugë përderisa po përgatiteshin për festën e Krishtlindjeve. ISIS-i vazhdimisht po sulmon komunitetet e krishtere”, ka thënë Trump.