Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer kanë mohuar që administrata ka nisur lehtësimin e sanksioneve të Rusisë.
Spekulimet filluan kur Departamenti i Thesarit ndryshoi kufizimet në marrjen e licencave të IT-së nga FSB-ja, transmeton portali arbresh.info.
Procedura e miratuar në dhjetor nga ish-presidenti Barack Obama gjatë ndërhyrjes së pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, ndalon të gjitha shkëmbimet e korporatave amerikane me Shërbimin Federal të Sigurimit të Rusisë (FSB) dhe me katër subjekte me bazë në Rusi që janë akuzuar për pirateri ndaj institucioneve amerikane para zgjedhjeve.
Në ndryshimin e urdhrit, që daton me 2 shkurt, administrata e re e Zyrës së Thesarit zyrtarisht lejon kompanitë amerikane të teknologjisë të kryejnë transaksione të limituara me FSB-në.