Trump shpalli kushtin që SHBA-ja të mbetet në aleancën e NATO-s
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, dha një intervistë për NBC News në të cilën njoftoi ndryshimet që planifikon të prezantojë pas marrjes së detyrës në fillim të vitit të ardhshëm.
Ndër të tjera, ai prezantoi planin e tij për aleancën e NATO-s.
Trump njoftoi se do t’u kërkojë vendeve të tjera anëtare të rrisin përqindjen e PBB-së që ata investojnë në NATO. Duket se Trump nuk do të heqë dorë nga kjo.
“Si fillim, ata na shfrytëzojnë në tregti, kjo vlen për vendet evropiane – ata nuk pranojnë makinat tona, produktet tona ushqimore, asgjë nga këto. Është e turpshme. Përveç kësaj, ne i mbrojmë ata, kësisoj që është një goditje e dyfishtë”, tha presidenti i ardhshëm amerikan në një intervistë me Kristen Welker.
“Nëse ata paguajnë faturën e tyre dhe sillen me ne korrekt, unë do të ruaj absolutisht rolin e Amerikës në NATO”, tha Trump.
“Kam arritur të investoj qindra miliarda dollarë në NATO vetëm falë qëndrimit tim të vendosur”, tha ai.
Përveç kësaj, Trump iu referua luftës në Ukrainë në intervistë.
Ai tha se po përpiqej aktivisht t’i jepte fund luftës, “nëse është e mundur”, duke shtuar se Ukraina të përgatitet që mund të mos marrë aq shumë ndihmë ushtarake nga SHBA-ja kur ai të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.