Trump vs Clinton: Kush është përpara në sondazhe?

181

hillary clinton

 

 

 

 

 

 

Amerikanët pritet të votojnë më 8 nëntor për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm.

Numrat kanë ardhur duke u ngushtuar, teksa i afrohemi orëve finale.

Beteja ka qenë shumë e ashpër për demokraten Hillary Clinton dhe rivalin republikan, Donald Trump.

Sondazhi i sondazheve i BBC i jep një avantazh prej katër pikësh kandidates republikane, Hillary Clinton.

BBC thotë se ka analizuar sondazhet më të fundit kombëtare dhe arrin në përfundimin se Clinton është tek 47 përqind, kurse Trump tek 43 përqind.

Lajmi i keq për Hillary Clinton është se diferenca kishte nisur të ngushtohej përpara se shefi i FBI, James Comey të shpallte hetimin e ri për emailet e saj.

Sa për krahasim, Clinton ishte përpara Trump me 12 pikë më 23 tetor, por diferenca u ngushtua me 1 pikë një javë më vonë.

Në disa shtete në SHBA votimi ka nisur që përpara datës 8 nëntor, edhe pse votat nuk do numërohen derisa të mbyllet votimi të martën.

Megjithatë numrat janë interesante.

Fjala bie, votimet e parakohshme në Nevada tregojnë se nga 800 mijë vota të hedhura, 42 përqind ishin votues të regjistruar demokratë dhe 36 përqind republikanë të regjistruar.

Numrat nuk janë shumë ndryshe nga viti 2012, kur Barack Obama e fitoi këtë shtet me një diferencë prej 6.7 përqind.

Nevada duket një surprizë pasi sondazhet e fundit sugjerojnë se Trump ishte përpara në këtë shtet.

Pyetja që shtrohet më shumë gjatë kësaj kohe është nëse duhet të besojmë sondazhet.

Trump i ka akuzuar vazhdimisht kompanitë e sondazheve se nuk janë të ndershme.

Ai nuk ka ofruar ndonjë provë se përse nuk i përkrah këto sondazhe.

BBC thekson se sondazhet nuk janë të lehta, pasi kompanitë duhet të tejkalojnë shumë sfida të këtij procesi.

Megjithatë, studimet kanë treguar se sondazhet bëhen gjithmonë e më të sakta duke u afruar dita e votimit.

Comments