Trup i pajetë i një 36-vjeçari zbulohet në Novobërdë-shkak droga
Një person është gjetur pa shenja jete sot në orën 12:30 në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës.
Klankosova.tv ka mësuar se vitkima ka vdekur si pasojë e mbidozës së shkaktuar nga përdorimi i drogës.
Rastin për vdekjen për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës në Policinsë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, i cili tha se viktima ishte gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij pa shenja jete.
Viktima është i lindur në vitin 1989.
“Njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”.
“Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Osmani.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Klankosova.tv

