Trupi Ad-hok për media sot duhet ta zgjedhë anëtarin e pestë

112

Moebel THEMA

Trupi Ad-hok për vëzhgimin e mediave njëqind ditë në periudhën parazgjedhore, sot e ka afatin e fundit për ta zgjedhur anëtarin e pestë të këtij trupi, i cili, sipas Marrëveshjes së Përzhinës, duhet që të jetë shqiptar.

Dy anëtarë të këtij trupi janë zgjedhur me propozim të VMRO-DPMNE-së, ndërsa dy anëtarët tjerë janë zgjedhur me propozim të LSDM-së opozitare.

Sot është afati i fundit për zgjedhjen e anëtarit të pestë dhe nisjen me punë të këtij trupi Ad-hok, ndërsa nesër duhet mbajtur takimi i katër liderëve të partive më të mëdha politike në vend, ku duhet konstatuar gjendja e përgjithshme me ndryshimet nëse ka kushte ose jo për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Comments