Trupi koordinues i Komunës së Tetovës me përfundime të reja mbi gjendjen me reshjet në rajonet e goditura

224

Edhe gjatë ditës së sotme Trupi Koordinues i Komunës së Tetovës i cili bën menaxhimin e situatës pas reshjeve të natës së mbrëmshme, sot realizoi takimm e dytë dhe solli këto përfundime:

– Në Reçicë të Madhe, gjendja me nivelin e ujit në lumin e fshatit është stabile dhe nuk ka vërshime apo dëme mbi pronën e banorëve.

– Rruga Shipkovicë – Brodec edhe përpos vështirësive në komunikacion, është e kalueshme për automjetet dhe qytetarët, dhe në të vijojnë punët me maqineri të rëndë deri në pastrimin e plotë të saj dhe normalizimin e situatës me reshjet.

– Nga Bashkësitë Lokale të fshatrave të Malësisë është kërkuar informacion i cili do të azhurohet në kontinuitet, lidhur me numrin e grave që janë në prag të lindjes si dhe personat me dializë, me qëlim të sigurohet reagim i shpejtë dhe efikas nga ekipet mobile të ndihmës së parë që gjenden në terren.

– Trupi Koordinues do të kërkojë nga Qeveria e RM, të formojë Komision për vlerësimin e dëmeve eventuale nga reshjet e 7 gushtit në Komunën e Tetovës.

– Në qytet gjendja për momentin është normale, dhe në rast të reshjeve të reja do të realizohet kujdestari dhe intervenim i shpejtë i ekipeve të NPK Tetova në disa pika ku si zakonisht kemi grumbullim të sasive më të mëdha të ujit.

– Qendra për shëndet publik, të kryejë kontrolle për cilësinë e ujit në qytet dhe fshatrat e malësisë.

– Në raste emergjence, qytetarët të kontaktojnë numrat e telefonit:
195 – Qendra për menaxhim me kriza
193 – Brigada për Mbrojte dhe shpëtim – Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit Tetovë, njoftojnë nga Zyra për marrëdhënie me publikun.

Comments