“Trust”, Apeli pranon ankesën e PSP-së: Të mos pranohet garancia në para

207
fresco

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e PSP-së për të mos pranuar garancinë prej gati një milionë euro që kishte ofruar afaristi Sead Koçan, në këmbim të lirisë së tij. Kjo do te thotë se lënda do të rikthehet përsëri në Gjykatën Themelore për t’u rishqyrtuar edhe njëherë nga e para. Sipas Gjykatës së Apelit, vendimi është marrë pasi është vërtetuar se nuk janë prezantuar te gjitha dëshmitë relevante për vendimin ligjor.

Sead Koçan është i dyshuari kryesor në rastin “Trust” dhe akuzohet për falsifikim te tenderëve për një shumë të majme, rreth 17 milionë euro.

Comments