

Qendra për zhvillim të mediave të bashkësive MEDIUM ju fton të merrni pjesë në debatin e hapur në
temën: “Si të shfrytëzohen më mirë kapacitetet nga bashkëpunimi mes mediave online dhe organizatave
qytetare” në Rajonin e Pollogut të R.Maqedonisë transmeton Faktiditor.ch.
Tryeza e rrumbullakët do të mbahet më 19.12.2017 (e martë), me fillim në orën 11:00, në hotel
“Liraku”, Tetovë.
Tryeza e rrumbullakët do të mundësojë rrjetëzim të gazetarëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil me
qëllim që të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë. Bashkëpunimi do të kontribuojë për zhvillimin e
profesionalizmit të mediave online gjatë plasimit të informacioneve për informim objektiv dhe të
paanshëm.
Rendi i ditës:
11:00 – 11:15- Regjistrimi
11:15 – 11:35 – Sefer Tahiri (folës i parë)
11:35 – 12:00 – Astrit Rexhepi (folës i dytë)
12:00 – 12:30 – Diskutim
12:30 – 13:00 – Koktej
Projekti “Media të reja për sfida të vjetra” është financuar dhe përkrahur nga Civica Mobilitas, projekt i
Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka,
Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë
Publike (SIPU)/Faktiditor.ch./