Tupurainen: Të vazhdojë lufta kundër korrupsionit

338

Finlanda, vendi që drejton presidencën e Këshillit Evripian zotohet se do të bëjë gjithçka që Maqedonia e Veriut në tetor të marrë vendim pozitiv për fillim të negociatave. Këtë e deklaroi ministrja për punë evropiane Tyti Tupurainen gjatë vizitës zyrtare të zv.kryeministrit për çështje evropiane Bujar Osmani në Helsinki. Megjithatë, ajo kërkoi arritjen e disa kritereve duke theksuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimin e së drejtës. Në pyetjen se sa rasti i fundit “Reket” mund të ndikojë në procesin e integrimit.

Osmani nga ana tjetër u zotua se vendi ka kapacitet për zbardhjen e rasteve të tilla duke shtuar se institucionet kompetente bëjnë punën e tyre në zbardhjen e rastit.
Osmani gjatë vizitës dyditore në Helsinki takoi edhe përfaqësues të Komitetit të Madh në Parlamentin finlandez, nënsektetarin shtetëror për punë të Jashtme dhe politikat e sigurisë dhe përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë.

Finlanda mbeshtet edhe fillimin e negociatave me Shqipërinë duke e konsideruar zgjerimin si të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Vendet anëtare të BE-së do të diskutojnë përsëri për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në tetor, disa javë pasi Bundestagu gjerman të ketë marrë qëndrim, gjë të cilin nuk arriti ta bëjë para qershorit.

Fatlume Dervishi

Comments