Turistja mbijeton në një kasolle të largët për një muaj pas vdekjes së partnerit gjatë ekspeditës



Një turiste femër ka mbijetuar për një muaj në një kasolle të largët në Zelandën e Re, pasi partneri i saj ra nga një lartësi gjatë një ekspedite dhe gjeti vdekjen fatale.
Çifti i ri, i cili filloi ngjitjen më 26 korrik, nuk ishte raportuar i zhdukur deri të mërkurën, kur një ekip kërkimi u dërgua për t’i gjetur dhe zbuluan gruan që jetonte në kabinën e një kujdestari në Mackenzie, raporton “CNN”.
Ky rast është përshkruar nga policia si i “ pazakontë”, gruaja tha se ajo kishte qenë strehuar në këtë kasolle në Zelandën e Re që prej fillim të gushtit, duke bërë shenja në dëborë duke kërkuar për ndihmë.
Partneri i saj nuk ishte aq me fat, ai ra poshtë një greminë të pjerrët më 28 korrik, dhe vdiq pak kohë më pas, pavarësisht përpjekjeve të partneres së tij.