‘Turp për Molla Sulën dhe Izet Mexhitin, Xhamia s’duket askund’

392

FOTO1-640x600

Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duhet askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente transmeton INA.

Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin.

“Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar.

Comments