Turqia e vendosur për ndërtimin e kanalit të Stambollit

250
fresco

Turqia do të shtyjë përpara planet për ndërtimin e një kanali transporti prej 45 km që ecën paralelisht me Bosforin.

Një gjë të tillë e bëri të ditur të shtunën Ministri i mjedisit të këtij vendi, Murat Kurum.

Ministri Kurum tha se ministria që ai drejton po shikon të blejë tokë përgjatë rrugës së kanalit dhe të bëjë plane me kontraktorët.

midle

“Kanali i Stambollit është projekti më i rëndësishëm në planin e veprimit 100-ditor të ministrisë sonë”, citohet të ketë thënë ai.

Kanali, i cili do të lidhë Detin e Zi dhe Detin e Marmara në veri dhe në jug të Stambollit, ka për qëllim lehtësimin e trafikut në ngushticën e Bosforit, ku kalojnë anije nga e gjithë bota.

Ndërtimi i këtij kanali do të kthejë anën perëndimore të Stambollit në një ishull.

Comments