Turqia: “Gulen po planifikon të arratiset, jemi të sigurt”

350

 

BN-OY287_0716gu_P_20160716143759

Turqia ka deklaruar se ka marrë informata të sigurta se kleriku mysliman i fajësuar për orkestrimin e përpjekjes se grushtit të shtetit këtë muaj mund ta braktisë vendbanimin e tij në SHBA.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag  tha se të enjten se Fethullah Gulen ka ndërmend të largohet nga streha  e tij në Pensivali dhe mund të largohet për në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut apo Egjipt.

Theksojmw se Turqia e ka akuzuar Gulenin , i cili po jeton në mërgim në SHBA për vite me rradhë, si organizatorin puçit ushtarak të 15 korrikut, akuza që ai i ka mohuar vazhdimisht.

Comments