Turqia kërkoi nga BeH t’i mbyllë institucionet e lidhura me Gylenin

126
fresco

midle
132957965

Ambasadori turk në Bosnjë e Hercegovinë, Haldun Koç kërkoi nga autoritetet në Sarajevë t’i mbyllin shkolalt dhe entet e tjera për të cilat Ankaraja beson se do të mund të jenë të lidhura me imamin Fetullah Gylen, lajmëroi FENA.

Koç në intervistën për gazetën “Dnevni avaz” theksoi se autoriteteve u ka dorëzuar një listë me shkolla dhe organizata për të cilat beson se janë të lidhura me “organizatën terroriste të Gylenit”, siç e quan Ankaraja zyrtare lëvizjen e imamit, duke shtuar se ata paraqesin “rrezik për sigurinë”.

“Tani ne presim masa konkrete nga Bosnja, përkatësisht t’i ndalojnë ato organizata”, thekson ambasadori.

Këshilli i qytetit të Sarajevës, javën e kaluar, profesorit të matematikës, Ali Lafçiogllu i ndau mirënjohje për kontribut të veçantë në sistemin arsimor të vendit. Lafçiogllu është i punësuar në një shkollë të financuar nga Fondacioni i Fetullah Gylenit.

Gyloen, i cili përndryshe është themelues i lëvizjes Hizmet, tashmë me vite jeton në ekzil vullnetar në SHBA. Hizmet, që në turqishjt do të thotë shërbim, paraqet lëvizje e cila lufton kundër pushtetit të presidentit të tanishëm turk, Rexhep Taip Erdogan.

Erdogan e akuzon Gylenin se qëpndron parapa grusht shtetit të dështuar, më 15 korrik të këtij viti.

Comments