Turqia kërkon arrestimin e futbollistit të famshëm me origjinë shqiptarë
Turqia ka lëshuar urdhër-arresti për ish-kapitenin dhe sulmuesin e Përfaqësueses, Hakan Shukur si pjesë e hetimeve për tentimin e dështuar për grusht shtet kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Shukur akuzohet nga prokurorët se: “është anëtar i një grupi të armatosur terrorist”, duke iu referuar organizatës me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me udhëheqësin Fethullah Gulen, të cilin në Ankara e konsiderojnë se qëndron pas grushtit të shtetit të dështuar, raporton agjencia e lajmeve turke, “Anadolu”.
Shukur rrezikon të dënohet me katër vjet burg. Por, ai dhe familja e tij besohet se janë larguar nga Turqia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit të kaluar.