TURQIA ME AUTOBUSË VETËM PËR GRA, PLANIFIKON TI BJEN EDHE NË KOSOVË

231

Autoritetet në një qytet të Turqisë kanë prezantuar autobusët me ngjyrë rozë të cilët do të jenë në shërbim vetëm të grave. Kjo është bërë me qëllim të mbrojtjes së grave nga përdhunimet, mirëpo një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga të gjithë.

Këta autobusë, në të cilët lejohen vetëm udhëtare gra, kanë filluar të qarkullojnë në qytetin Malatya. Burrat nuk lejohen të futen në këta autobusë.

E gratë e këtij qyteti kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë ndryshim.

Disa nga to kanë pëlqyer këtë nismë, duke thënë që nuk dëshirojnë të jenë në ambiente të ngushta me meshkuj e të dëgjojnë bisedat vulgare e tyre, ndërsa të tjera kanë thënë që kjo është një fyerje për gratë.

Këta autobusë kanë ardhur pasi “vagonët rozë” u shfaqën në Bursa të Turqisë.

Kjo praktikë u nis në vitin 2012 nga një degë e grave konservative të partisë islamiste, ndërsa jetësimi i kësaj ideje për herë të parë u bë në vitin 2015 në provincën Urfa.

Comments