Turqia ndihmon sërish Hasanbegun – banorët mirënjohës për këtë akt solidariteti-Foto

327
fresco

 

Vazhdojnë ndihmat në forma të ndryshme për rajonet e prekura nga vërshimet e 6 gushtit që shkaktuan dëme të jashtëzakonshme ndërsa Hasanbegu ishte një ndër rajonet më të prekura , me shumë viktimave midis të cilave edhe fëmijë dhe dëme të jashtëzakonshme materiale transmeton Faktiditor.
Ka qenë Turqia që ka dhënë ndihma të vazhdueshme përmes vetë shtetit dhe organizatave të ndryshme humanitare .Një ndër ata është edhe Organizata “Turkish Redcrescent ” , Turkish Kizilayi që ka dhuruar në Hasanbeg frigoriferë dhe shporetë .Banorët e Hasanbegut kanë shprehur mirënjohje të thellë për këtë solidarizim të shtetit turk nëpërmjet organizatave dhe formave të ndryshme që kanë lehtësuar me ndihmat e tyre problemte e mëdha me të cilat po përballen njerëzit në vazhdimësi.Banorët thonë se edhe këto ndihma të fundit janë shumë jetësore për t’a në këto momente krize të skajshme duke falemenderuar Organizata “Turkish Redcrescent ” , Turkish Kizilayi për këtë akt të madh ndihme dhe solidariteti në këto ditë të ftohta në një zonë që e pret një dimër të ankthshëm ./Faktiditor/

midle

 

Comments