Turqia sulmon Gjermaninë: “Mos pjesëmarrja e Erdoganit në protestën e Kelnit ishte një turp i vërtetë”

207

 

579f062fc36188172a8b458e

Erdoganit iu ndalua të dielën të merrte pjesë në një manifestim kundër grushtit të shtetit në qytetin gjerman të Këlnit, pasi gjykata më e lartë e Gjermanisë refuzoi mundësinë që ai të fliste me turmën nëpërmjet një videoje .

Kjo ka ngjallur reagime të ashpra në Turqi që e kanë konsideruar aktin si shkelje të demokracisë dhe sulm ndaj Turqisë.

Ministri i Turqisë në BE , Omer Çelik, tha në Twitter se vendimi i gjykatës gjermane shkoi “përtej vlerave demokratike”, duke e përshkruar atë si një “rebelim të plotë të lirisë së fjalës dhe të demokracisë”

“Kjo ishte një turp- shkroi ai- BE-ja dështoi të tregonte solidaritet me një vend kandidat përballë një kërcënimi të grushtit të shtetit.”

Comments